Zhytësit kanë gjetur trupin e fundit pas fundosjes së një jahti luksoz në Sicili, që besohet të jetë ai i 18-vjeçares Hannah Lynch, sipas raportimeve në mediat italiane.
Trupi i babait të saj, sipërmarrësit të teknologjisë Mike Lynch, dhe pesë të tjerëve tashmë janë sjellë në breg pas fundosjes së jahtit luksoz Bayesian, që u mbyt gjatë një stuhie të frikshme në fshatin italian të Porticello, në lindje të Palermos.
Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, 15 persona i mbijetuan fundosjes, duke përfshirë një fëmijë njëvjeçar dhe nënën e Hanës, Angela Bacares.
Kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo, gruaja e tij Neda Morvillo dhe kuzhinieri i anijes Recaldo Thomas ishin të tjerët të humbur kur Bayesian u fundos.
Mbytja e Bayesian është në fundin të detit në një thellësi prej 50 metrash.
Ekipet e shpëtimit e përshkruan operacionin, i cili ka vazhduar që nga e hëna, si “kompleks”, me zhytës të kufizuar në ndërrime nënujore në një kohë prej 12 minutave.