Një sportiste e talentuar ka rënë drejt vdekjes nga 80 metra poshtë rrëpirës së malit teksa vizitonte kështjellën piktoreske gjermane ku është xhiruar filmi “Bukuroshja e fjetur”.
23 vjeçarja çeke Natalie Stichova, ka ndërrur jetë gjashtë ditë pas rrëzimit në malin Tegelberg në Bavari, në aksidentin e rëndë të 15 gushtit.
Rënia tragjike ndodhi pranë kështjellës Neuschëanstein teksa gjimnastja po përpiqej të bënte foto për rrejtët sociale.
Në një intervistë me mediat çeke, një shoqe e Natalie tregonte se e reja po qëndronte shumë pranë buzës së malit kur besohet se rrëshkiti teksa bënte foto para kështjellës.
Shoqja e saj që donte të qëndronte anonime, tha: “Ajo ra nga rreth 80 metra, nuk e dimë nëse rrëshkiti apo shkëmbi u thye. Në nder të kujtimit të Natalka kemi krijuar një memorial në gjimnaz”.
Nena e të ndjerës i bënte asaj homazh menjë postim në Instagram: “Ajo ishte e mrekullueshme, ne e donim aq shumë dhe do ta duam gjithmonë”.
Bërja e fotove të guximshme është kthyer në një rrezik publik shëndeti pas një seri vdekjesh në pikat turistike ose panoramike.
Vdekja e Natalie vjen pak pas asaj të një adoleshenteje që ra për vdekje në një ujëvarë duke bërë foto për rrjetet sociale.
14 vjecarja Moe Sa Nay, po bënte foto me miqtë për të shpërndarë me 150,000 ndjekësit në rrjet, kur rrëshkiti në gurët e njomë në ujëvarën Sinywa në Mianmar më 22 korrik.
E reja nuk ra nga lartësi e madhe por u mor nga rryma e fortë dhe më pas mbeti e bllokuar mes dy shkëmbinjve, ku kishte humbur jetën, shkruan rrjeti Daily Mail.