Një muaj më parë, gjatë festimeve të Kampionatit Evropian të fituar nga Spanja, Marc Cucurella vendosi t’i kushtojë një këngë (provokuese) Erling Haaland.
“Cucu, Cucurella, ha paella. Cucu, Cucurella, pi Estrella. Haaland bëhu gati se do të dridhesh kur të shohësh Cucurella”,- intonoi spanjoli, i cili tani e mori përgjigjen… në fushë.
Këtë të diel, në Chelsea-Manchester City, sulmuesi norvegjez shënoi në minutat e para të lojës dhe i hapi rrugën fitores 2-0 të skuadrës së tij dhe, pas ndeshjes, i la një koment kurioz Viaplay-it për spanjolin.
“Ai është një njeri qesharak. Sezonin e kaluar më kërkoi fanelën dhe në verë këndoi një këngë për mua”, tha ai.