Në konferencën për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Manchester Cityt, trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna foli edhe për tregun e transferimeve: “Ka ende disa role ku ne mendojmë se duam të shtojmë diçka, sulmi është një prej tyre. Me nivelin e ligës dhe mënyrën se si operojmë, ne kemi nevojë për shumë lojtarë”.
McKenna komentoi në mënyrë diplomatike situatën në lidhje me Armando Brojën, qendërsulmuesin e Chelsea, i cili duket afër kalimit te Ipswich: “Nuk ka asgjë të konfirmuar ende – theksoi trajneri – derisa të ketë një konfirmim, mendoj se është ende larg. Pra, deri atëherë nuk ka asnjë arsye për të komentuar”.