Sulmuesi i ri i Realit të Madridit, Endrick, duket se është gati për sezonin e ri me “Los Blancos”, por duket se intervistat e tij të fundit nuk i kanë pëlqyer aspak fansave.
Pas deklaratës ku ai zgjodhi Bellinghamin përpara Neymarit, gjë që “tërboi” tifozët brazilian, deklarata e fundit ka ndezur të gjithë rrjetin.
“Heronjtë e mi janë Cristiano Ronaldo dhe Bobby Charlton”, tha 18-vjeçari brazilian për “New Balance”.
Përmendja e emrit të legjendës angleze, duket se ka sjellë reagimin e shumë fansave, që e cilësojnë Endrick si një futbollist i cili kërkon vetëm të dalë në media dhe të thotë budallallëqe, pasi Bobby Charlton është tërhequr 26 vite përpara se sulmuesi brazilian të lindte.
“Bobby Charlton? As prindërit e tij nuk ekzistonin në atë epokë. Kurrë nuk kam parë një prodhim’ industrial si ky”; “Kur Bobby Charlton luante, ai as nuk kishte lindur”; “Bobby Charlton është tërhequr 30 vite përpara se Endrick të lindte”; “Ky fëmij ka folur shumë gjëra të paluptimta së fundmi”, ishin disa prej komenteve nga deklarata e Endrick.