Në Himarë komisionerët e Qendrave të Votimit kanë nisur transportimin e materialeve zgjedhore drejt KZAZ-së. Numërimi pritet të nisë në momentin kur të jenë mbledhur të 36 kutitë e votimit.
KQZ ka bërë me dije se në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë votuan 8333 zgjedhës, ose 37.6% e totalit të 23.074 zgjedhësve në lista. Himariotët zgjedhin se kush do të jetë në krye të bashkisë: Vangjel Tavo kandidati i mbështetur nga PS e kryeministrit Edi Rama apo Petro Gjikuria i cili kandidon nën siglën “Bashkë Fitojmë’ të partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA
KQZ por dhe gazetarët e Report Tv dhe Shqiptarja.com që po ndjekin procesin hap pas hapi. Procesi ka qenë i qetë me përjashtim të rasteve të votuesve me karta identiteti të skaduara të cilët nuk janë lejuar të votojnë. Burime nga KZAZ për Report Tv bënë me dije se deri në orën 10:00 ishin paraqitur 200 qytetarë të tillë në QV por që nuk janë lejuar të votojnë. Më vonë kreu i KQZ-së pranoi se në listë ishin 6 mijë votues me karta identiteti të skaduara, e njëjta shifër me zgjedhjet e 14 majit. Opozita bëri përgjegjës qeverinë Rama ndërsa Ministri i shtetit për Parlamentin Taulant Balla e hodhi poshtë.
‘Askush nuk është mbi ligjin’ u shpreh kandidati për kryetar Vangjel Tavo, i cili votoi në Palasë. Kandidati rival, Petro Gjikuria, i cili votoi në Dhërmi tha se ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, këtë vit trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar. Në total ishin 36 qendra votimi në Himarë që u hapën në orën 07:00 e u mbyllën në 19:00. Më 14 majin e vitit 2023 në Himarë votuan 7875 persona, ose 34.27%, me Fredi Belerin që 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.