Dashi
Plutoni do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe do prishe atmosferën e ngrohte qe mbizotëronte. Mos u çudisni nëse partneri do ju kujtoje problemet e se shkuarës. Beqaret do kenë shume takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë. Edhe sot do qëndrojnë vetëm. Ne planin financiar situata do jete delikate. Do ishte mire te këshilloheshit me ndonjë specialist.
Demi
Do kaloni një dite shume te bukur sot pranë atij qe dashuroni dhe do keni mundësi te flisni edhe për disa tema qe me pare nuk kishit mundur. Partneri sot do jete me humor te mire dhe i gatshëm te bashkëpunoje. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do keni vështirësi, por ne asnjë moment nuk duhet ta lëshoni veten.
Binjaket
Dielli do jete planeti qe do e ndriçoje dhe do e beje me te bukur jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje si e kishit menduar dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do jene sportive dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Perspektivat financiare janë te mrekullueshme. Situata me ne fund do stabilizohet dhe mund te kryeni shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja
Do iu jepni shume prioritet ndjenjave gjate kësaj dite do ja kaloni me se miri pranë atij qe dashuroni. Edhe ai nga ana e tij do mendoje si t’iu beje te ndiheni sa me mire. Beqaret nuk duhet te joshin personat qe e kane një angazhim sepse do përballen me probleme. Financat nuk do jene te këqija. Merruni pak me tepër me detyrimet qe i keni lënë pas dore dhe paguajini faturat sa me shpejt.
Luani
Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e forte gjate kësaj dite. Se bashku do i përballoni te gjitha pengesat qe ju kishin dale dhe do ndihen me mire për këtë fakt. Beqaret nuk do e kenë aspak te vështirë te kenë takime, por ato nuk do jene aq te mira sa ata mendonin. Ne planin financiar nuk është momenti i përshtatshëm për te kryer shpenzime te mëdha.
Virgjeresha
Dite goxha e tensionuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ju pëlqejnë ato qe do ju thotë partneri dhe nuk do pranoni për asnjë arsye te toleroni. Po vazhduat ne këtë rruge nuk do shkoni gjate si çift. Beqaret do kenë takime interesante. Jepini vetes mundësinë për t’i njohur me mire ata persona. Situata financiare do jete goxha e konsoliduar.
Peshorja
Do zhgënjeheni mjaft nga partneri gjate kësaj dite dhe kjo do ju lëndojë pa mase. Kështu ndodh kur i jepni besim te plote atij dhe kur e idealizoni gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë mundësi për një lidhje afatshkurtër, por mjaft emocionuese. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Financat për pjesën me te madhe do jene te qëndrueshme.
Akrepi
Çiftet qe kane pasur vështirësi këto kohe ne jetën e tyre ne çift duhet ende te bëjnë kujdes. Qëndroni ne qetësi edhe për disa kohe sa te qetësohet tërësisht situata. Beqaret do kërkojnë një person perfekt ne gjithçka dhe nuk kane për ta gjetur as sot. Me financat do merreni me tepër dhe do i menaxhoni me më tepër maturi ato. Situata do jete përgjithësisht e qete.
Shigjetari
Për sa ju përket çështjeve te zemrës gjithçka do shkoje për mrekulli gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me ate qe keni ne krah. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do kenë aspak kohe te mendojnë për jetën e tyre sentimentale. Ne planin financiar do ndiheni me te qete sepse gjendja do jete goxha e stabilizuar.
Bricjapi
Dite shume e turbullt kjo e sotmja për te dashuruarit. nuk do e dini as vete çfarë te bëni qe ta qetësoni atmosferën mbizotëruese. Nëse nuk gjeni zgjidhje tjetër duhet te qëndroni pak kohe vetëm. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar situata nuk do jete as shume e keqe, por dhe jo aq e mira sa mund te kryeni shpenzime kuturu.
Ujori
Konfigurimi i yjeve do jete shume i favorshëm gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me tepër me partnerin dhe do thurni edhe plane mbi te ardhmen. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme, por edhe pa takime. Gjithsesi nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah sepse miqtë do ju qëndrojnë pranë. Financat duhen menaxhuar me më shume maturi dhe kujdes.
Peshqit
Surprizat ne jetën tuaj ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Do ketë edhe momente mjaft pasionante dhe te zjarrta. Beqaret me ne fund do kenë një takim vendimtar dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë. Sektori i financave do ketë goxha përmirësime sot. Do ju duhet te bëni disa sakrifica, por ne fund çdo gjë do shkoje me se miri.