Fundjava parashikohet me plot të papritura por edhe surpriza negative. Prandaj astrologët kanë disa këshilla për çdo shenjë Horoskopi.
Ja parashikimi i yjeve për fundjavën:
Dashi-Ky është momenti më i mirë për të patur një ballafaqim konstruktiv me kolegët tuaj, lidhur me disa çështje të mbetura pezull. Kjo e shtunë parashikon transaksione të rëndësishme financiare, ndaj duhet të jeni të gatshëm të përballeni me negociata të komplikuara.
Demi-Kjo e shtunë do ju gjejë shumë euforik dhe dinamik. Vini në lojë krijimtarinë tuaj, pasi kjo është një periudhë shumë e mirë sidomos në sferën profesionale. Në dashuri mos u bëni shumë grindavec.
Binjakët-Të gjitha fitoret e arritura në këtë moment do ju bëjnë krenar për veten tuaj dhe për të gjitha sakrificat e bëra në këtë moment. Një miqësi e mirë, i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në dashuri.
Gaforrja-Gjatë kësaj të shtune duhet të jeni shumë të matur me shpenzimet, sidomos nëse keni planifikuar një investim të rëndësishëm për shtëpinë. Tensione të vogla në familje mund të zgjidhen lehtësisht, në sajë të vullnetit tuaj.
Luani-Do të ndiheni tejet të tensionuar gjatë kësaj dite. Do të jeni në kërkim të më shumë përgjigjeve dhe sigurive. Edhe në dashuri, do të kërkoni të merrni më shumë. Nëse pretendoni më shumë, këshillohet që të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Çështjet e biznesit do të jenë mjaft të frytshme.
Virgjëresha-Nëse ndiheni të lodhur dhe të ngarkuar, kjo fundjavë do ju vendosë në provë, sidomos nga pikëpamja emocionale. Horoskopi i kësaj dite ju fton që të ruani një profil të ulët dhe të shmangni konfliktet në dashuri.
Peshorja-Kjo është periudha më e frytshme në vendin e punës, ndaj jini më kurajoz dhe merrni përsipër rreziqe dhe përgjegjësi. Rigjetja e sigurisë në veten tuaj, do i japë jetë edhe dashurisë.
Akrepi-Do të jeni mjaft të përkushtuar pas realizimit të një projekti të ri, i cili nuk do ju lejojë që të mos zhgënjeheni. Në mbrëmje parashikohen surpriza romantike, ndaj jini më të hapur ndaj takimeve dhe dashurisë.
Shigjetari-Në momentin që përhumbeni në mendime, shpesh prireni të izoloheni. Megjithatë kjo është një ditë e cila kërkon që të çoni përpara disa propozime, ndaj duhet të shfaqeni më të përgjegjshëm. Në dashuri duhet të merrni disa vendime të rëndësishme.
Bricjapi-Kjo e shtunë është mjaft e rëndësishme për të rigjetur stabilitetin dhe harmoninë në të gjithë raportet ndërpersonale. Në familje dhe në punë keni pasur disa momente tensioni dhe kjo është dita e duhur për të sheshuar gjithçka. Mundohuni që të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Në dashuri do të ketë zhvillime pozitive.
Ujori-Duhet të jeni të sinqertë me veten dhe të bëni një analizë të situatës, lidhur me një raport ë ri, i cili nuk po ecën siç duhet. Këshillohet që të mendoni më shumë për veten dhe nevojat tuaja aktuale.
Peshqit-Kjo e premte do ju gjejë tejet të shpërqendruar. Megjithatë me përqendrimin e duhur do të arrini të mbyllni me sukses një marrëveshje të re. Në dashuri nuk duhet të jeni shumë impulsiv, sidomos nëse keni ende dyshime që duhen sqaruar me partnerin/en.