Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, që luan për Lazion rrezikon të mos figurojë në listën e lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Lacion në Europa League.
Sipas disa medieve italiane, raportohet se pak ditë më parë në dhomat e zhveshjes së Lazios ka ndodhur edhe një incident, ku Hysaj ka pasur një konflikt me trajnerin Baroni, të cilit i ka kërkuar llogari për lënien jashtë të tij në garën europiane.
Mbrojtësi shkodran mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lazios, ndërsa për trajnerin nuk është kështu. Kjo diferencë ka bërë që të dy të kthehen në protagonistë të një konflikti që ka pasur dhe përplasje të lehtë fizike, që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientin lacial.