Wanda Nara ndryshe nga Mauro Icardi, po e shijon ndarjen. Thuhet se Mauro Icardi ka humbur 6 kilogramë në një kohë të shkurtër dhe është zhytur në depresion pas ndarjes, ndërsa Wanda Nara po shijon pushimet në plazhet e bukura të Majamit, Florida (SHBA).
Por pushimet e Uandës nuk kanë zgjatur shumë, pasi në shenjë hakmarrje futbollisti milioner ka vendosur që t’i heqë asaj të drejtën për të përdorur paratë e tij. Sipas gazetares Majo Martino, Wanda Nara është befasuar kur ka mësuar se i janë bllokuar të gjitha kartat e kreditit. Duket se prezantuesja argjentinase nuk e ka menduar mirë situatën.Edhe avokatja e Wanda Narës, e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Nuk është gënjeshtër, por e kundërta. Është realiteti, që mund të ndryshojë, por është realiteti. Nuk e di se nga doli ky lajm, por është i vërtetë. Burrat e përdorin shpesh si armë për të ushtruar presion.
Në çështje me të cilat kam punuar për 50 vite, gjëja e parë që bëjnë burrat është që bllokojnë kartat e kreditit dhe nuk paguajnë për rritjen e fëmijëve”, – tha ajo.