Franca u bëri thirrje qytetarëve të saj në Iran që të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të tensioneve në rajon pas vdekjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe komandantit të Hezbollahut, Mohammad Deif.

“Për shkak të rrezikut të shtuar të përshkallëzimit ushtarak në rajon, u bëjmë thirrje qytetarëve francezë që vizitojnë Iranin dhe atyre që ndodhen atje të largohen sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme franceze.

Disa vende perëndimore kanë këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë në Izrael dhe Liban nga frika e përhapjes së konfliktit.