Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale me Kosovën dhe se do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njëjta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera.
“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herët e tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski.
Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia e Veriut do ta zgjidh me institucione vendore.