Pas ngjarjes në “Komunën e Parisit”, autori Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ku ka marrë një çantë dhe menjëherë është larguar. Dyshimet janë se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe Policia ka përqendruar kërkimet.
Erjon Goxhara ka qëlloi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta, i cili dyshohet se i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë. Goxhara më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja, ndërsa aktualisht punonte si punonjës i policisë kufitare. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, Goxhara ka qëlluar me breshëri arme, ndërsa plumbat e kanë kapur Kostën në zonën e këmbëvve. Ai ka humbur sasi të madhe gjaku, ndërsa ndihma i është dhënë nga kalimtarët e rastit.