Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich ka urdhëruar sekuestrimin e 26 milionë dollarëve taksa të destinuara për Autoritetin Kombëtar Palestinez.

Në një deklaratë të lëshuar mbrëmë, ministria e financave tha se konfiskimi i fondeve ishte “pjesë e masave për të luftuar terrorizmin” dhe shtoi se fondet do të përdoren për të kompensuar viktimat izraelite të terrorizmit.

Smotrich akuzoi gjithashtu Autoritetin Kombëtar Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, për devijimin e fondeve për “familjet terroriste”.

Që kur sulmi i Hamasit të 7 tetorit shkaktoi luftën në Gaza, Izraeli ka vendosur kufizime ekonomike ndaj Autoritetit Kombëtar Palestinez.