Ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë mbështetur zgjedhjen e Kamala Harris për guvernatorin Tim Walz si zv.president.
“Duke zgjedhur Tim Walz si zëvendëspresidentin e saj nga një grup demokratësh të shquar, Kamala Harris ka zgjedhur një partner ideal dhe e ka bërë të qartë saktësisht se çfarë përfaqëson ajo”, u shpreh Obama në një deklaratë.
Po ashtu çifti Obama vë në pah vlerat e demokratit duke shtuar:
“Guvernatori Walz nuk ka vetëm përvojën për të qenë nënkryetar, ai ka vlerat dhe integritetin për të na bërë krenarë.”
CNN kishte raportuar se Presidenti Barack Obama ishte në mesin e njerëzve me të cilët Harris u konsultua teksa bënte zgjedhjen e saj.
“Tim ka aftësi për të folur si qenie njerëzore dhe për t’i trajtuar të gjithë me mirësjellje dhe respekt,” tha Obama.