Kampionati i futbollit të plazhit uli sot siparin me finalen e madhe të këtij edicioni Velipoja – Lyon, që u zhvillua në Velipojë në orën 10:00.
Velipoja është skuadra kampione e këtij edicioni, pasi triumfoi nga penalltitë ndaj skuadrës së Lyon. Një finale shumë e bukur dhe me emocion që prodhoi gjashtë gola, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 3-3. Më pas nga penalltitë triumfoi skuadra e Velipojës me rezultatin 3-1.
Ekipi i Velipojës fitoi trofeun e “Beach Soccer 2024”, si dhe premion e përcaktuar prej 1000 Euro.
Kampionati i futbollit të plazhit u organizua për herë të parë në Velipojë nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
Në kampionatin “Beach Soccer 2024” morën pjesë 8 ekipe dhe në fund triumfoi skuadra e Velipojës.