Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan. DASh e ka poshtëruar publikisht, duke thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.
Lidhur me këtë analisti Frrok Çupi ka deklaruar se përveç Kurtit, janë dhe dy politikanë të tjerë, që izolohen nga aleati i madh, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pasi kanë dëmtuar interesat e vendeve dhe të kombit. Ai ka theksuar se Amerika është e shqetësuar se çfarë është zhvilluar në rrugë sekrete kundër saj.
Sipas Çupit, është evidente që Amerika nuk do të punojë me ta, por dhe i kontrollon hap pas hapi.
“Prej kohësh, po realizohet gjithnjë e më qartë se këta tre politikanë (Berisha, Meta dhe Kurti), kanë nisur një rrugë që po tani po kulmon, që kanë dëmtuar interesat e vendeve dhe të kombit.
Më në fund, po i vjen fundit kësaj gjëje, se sa kanë ndryshuar ngjarjet në Ballkan. Mos të harrojmë që sot dhe dje, janë zhvilluar ngjarje të reja sepse SHBA dhe aleatët kanë shqetësime në raport me Kosovën dhe Serbinë. A të bëjmë një pyetje? Pse drejtori i përgjithshme amerikan ka lënë të gjitha punët dhe ka ardhur në Ballkan?
Do të vizitojë Bosnjes, Serbinë dhe Kosovën. Do të thotë se Amerika është e shqetësuar në raport me atë që është zhvilluar në rrugë sekrete, me atë çfarë ka bërë Ilir Meta dhe me atë çfarë po bën Kurti në rrogozë kundër aleatit amerikan.
Po izolohet Albini, një njeri që ka evidenca të mëdha në raport me dëmet që i ka shkaktuar raporteve amerikano-kosovare dhe izolimi i tij është një gjë që… për të thënë të vërtetën janë dy ose tre persona që izolohen nga aleati i madh.
Është Albin Kurti, Sali Berisha dhe Ilir Meta, as Enver Hoxha, diktatori nuk është izoluar hapur nga SHBA, por ka izoluar veten nga frika dhe paranojat e tij. Është evidente që Amerika nuk do të punojë me ta, por dhe i kontrollon hap pas hapi”, tha ai.