Lamine Yamal duket se i ka dhënë fund lidhjes me Alex Padilla, vetëm disa ditë pasi e bëri publike në finalen e Europianit.

Dy ditë më parë Padilla doli në një video live në Instagram, e ulur në prehrin e një djali tjetër

Në momentin që një nga miqtë e saj kthen telefonin nga ajo, Padilla largon kamerën menjëherë duke bërtitur. Video u bë menjëherë virale me komentuesit që thonin se ajo ka tradhtuar sulmuesin e talentuar të Spanjës.

Ajo dhe Lamine nuk ndiqen më në Instagram dhe raporti i tyre duket se ka marrë fund. Alex u bë një fytyrë e njohur gjatë Euro 2024, pasi ndoqi ndeshjet e Spanjës dhe shpesh u pa së bashku me familjen e Yamal.