Belind Këlliçi ka sulmuar sot ndërkombëtarët që shërbejnë në vendin tonë, duke i akuzuar ata se janë të kapur. Nga protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi deklaroi se ndërkombëtarët kanë tentuar që të shuajnë opozitën dhe PD-në.
“Edhe pse ndërkombëtarët nuk thonë të vërtetën, edhe pse një pjesë e tyre janë të kapur dhe të blerë, dhe e gjithë tentativae e tyre në këto vite ka qenë për të shuar PD dhe opozitën, për të shuar opozitën reale… A ia dolën? Sigurisht që jo. Është 22 gusht dhe jemi këtu në protestë”, deklaroi Këlliçi.