Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të, e normalisht pamjet i ka ndarë në rrjete sociale.
Ajo se çfarë na habiti të gjithëve ishte mënyra e pazakontë përmes së cilës Bebe vendosi të fikë qirinjtë, e urimi që i ka drejtuar vetes.
Ylli publikoi një video me tortën e ditëlindjes, në të cilën qëndronin dy qirinj rozë. Por një qiri i tretë ishte “fshehur” në gishtin e mesit të këngëtares, të cilën e ndezi, e vendosi të fikë po atë.
Krahas video ajo bashkëngjiti edhe një shkrim, tek shkruante se ishte mirënjohëse për çdo gjë që i kishte ndodhur gjatë këtij viti.
“Një vit tjetër rreth diellit, ka qenë një udhëtim i ashpër. Mirënjohëse për çdo befasi, kthesë dhe mësim që mora. Por, mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më përcolli. Kjo shkon për rritjen, qëndrueshmërinë dhe gjithçka që do të vijë tutje”, shkroi ajo.