Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Mario Palin dhe Zyber Zagrad.
Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.