Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me postimet e saj nga pushimet. E njohur për stilin e saj të shkëlqyer, Luana ka mahnitur ndjekësit e saj me një seri imazhesh që tregojnë anën më atraktive të saj.

Në postimet e fundit, Luana ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi dhe video nga plazhi, ku shfaqet në bikini. Një video e veçantë ka tërhequr shumë vëmendje, në të cilën ajo shihet duke dalë nga uji me një bikini të zezë, duke nxjerrë në pah linjat e saj fantastike.

Pamjet e saj janë përshëndetur me komente të shumta dhe pëlqime nga ndjekësit, të cilët janë të impresionuar nga dukja e saj mahnitëse.