Argita Berisha, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe njëkohësisht Kryetarit të Partisë Demokratike është angazhuar fuqimisht në marrjen e trashëgimisë së saj politike nga babai i saj. E bija e Berishës sipas burimeve informale në media fshihet pas sulmeve mediatike ndaj figurave që shihen si kërcënim për të. Duke u nisur nga Gazment Bardhi që shihet si një nga kandidatët potencial që Berisha do të nxjerrë për Kryeministër.
Për disa muaj me radhë portale pranë opozitës janë angazhuar që të bëjnë lajme që sulmojnë profilin e Bardhit duke vendosur në pah kontraditat e tij në deklaratat publike dhe duke e sulmuar për qëndrimet e tij lidhur me kodin zgjedhor.
Nga ana tjetër sipas burimeve informale bëhet e ditur se Argita Berisha është angazhuar që të eklipsojë deputetin Ervin Salianji duke i cunguar hapësirën mediatike, gjë e cila ka rënë në sy kohët e fundit dhe nga ana tjetër ajo është angazhuar që të sulmohet nga jeta personale.
Një tjetër kërcënim për Argitën është dhe Belind Këlliçi, një ndër personat më të afërt pro babait të saj. Së fundmi në mediat pro opozitës Këlliçi ka nisur të sulmohet si i dështuar për angazhimin e tij në denoncimin e çështjeve që lidhen me Bashkinë e Tiranës.
Prezenca e saj në protestat e Bashkisë së Tiranës ka munguar dhe kjo ka rënë në sy.
Mesa duket ka nisur një luftë e egër brenda llojit për përgatitjen e pasardhësit të Sali Berishës.