Ambasadori suedez në kryeqytetin e Malit, Bamako, është urdhëruar të largohet nga vendi brenda 72 orëve, thanë zyrtarë të qeverisë së Malit.
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit njoftoi këtë të premte se e mori vendimin për shkak të asaj që e quajti një deklaratë “armiqësore” të ministrit suedez për Bashkëpunim dhe Tregti për Zhvillim Ndërkombëtar, Johan Forsel, i cili tha të mërkurën se qeveria e tij kishte vendosur të heqë gradualisht ndihmën.
Ndërsa, ministria e Jashtme suedeze nuk bëri asnjë koment.
Mali dhe fqinjët e tij Nigeri dhe Burkina Faso kanë krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë në kurriz të ish-fuqive koloniale Francës, Nigerisë dhe Shteteve të Bashkuara.