Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbylljes së nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri.
Haradinaj i ka cilësuar veprimet e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
“Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit. Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës”, ka thënë Haradinaj.