Sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja duket se e ndjek fati i keq.
Pas një dëmtimi të rëndë në pjesën e gjurit që e bëri të humbte thuajse të gjithë sezonin e Premier League 2022-23, një tjetër lajm i keq vjen për talentin shqiptar.
Sipas mediave britanike, Broja do të mungojë sërish në fushën e blertë për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë stërvitjes me Chelsea.
22-vjeçari do të transferohej te Ipswich, por marrëveshja u anulua në çastet e fundit pas zbulimit se Broja rrezikon të dëmtohet sërish duke rrezikuar këputjen e ligamentit nëse aktivizohet.
Ai tashmë do të rikthehet te Chelsea, por nuk do ë aktivizohet në asnjë ndeshje. Megjithatë mbetet e paqartë se sa do të duhet të qëndrojë jashtë fushe për t’u rikuperuar.
Kjo mesa duket do të sjellë edhe mungesën e Brojës te kombëtarja shqiptare në ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajt e ardhshëm.