Pas urdhër-arrestit nga Kosova për një konflikt në Pejë eshte ndaluar mbreme nga policia shqiptare artisti Noizy (Rigels Rajku).

Me heret Noizy ka deklaruar se nuk ka asnje prove ndaj tij dhe se ai nuk ka gisht ne ngjarje. Madje me heret i dhunuari eshte pare qe ka share e kercenuar Noizyn ne Tik Tok.

Pas arrestimit te mbremshem, ne rrjetet sociale ka nisur nje fushate pro Noizyt dhe artisteve qe kercenohen vazhdimisht.

I pari qe e ka shprehur mbeshtetjen e tij eshte pjesetari i OTR, Varrosi dhe aktori Blerim Destani, të cilet shkruajne:

Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit.

Unë jam sot #MeNoizyn, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën aluzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.

Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim se drejtësia vepron me disa standarte? Kur shohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?

Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij?

Sot jam #MeNoizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen time. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standart.

Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’i dhënë mbështetje atyrë që janë tabelë qitje në Tik-Tok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

T’i themi #NdalMediaveTëRreme!
#StopMashtrimit
#DrejtësieBarabartë
#FundMarrëzisë #UnëJammeVlerat

#MeNoizyn

#FreeNoizy

#MbrojmëArtistët

#NdalKërcënimeve