Policia e Parisit ka bërë me dije sot se ka disa ditë që ka nisur kërkimet për një sportiste të Lojërave Paraolimpike, që garon me skuadrën e volejbollit të ulur me Ruandën.
Emri i saj nuk bëhet ende i ditur, por mësohet se ajo ka humbur që prej datës 20 gusht. Rreth prës 19:00 ajo është larguar për të shkuarë në restorant dhe që prej atij momenti nuk ka asnjë gjurmë të saj.
Mësohet se sportistja e volejbollit të ulur, disiplinë e Lojërave Olimpike për sportistët me aftësi të kufizuara, ka lënë qendrën e grumbullimit në Courbevoie dhe nuk është rikthyer, duke krijuar një mister.
Delegacioni olimpik i Ruandës ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila menjëherë ka nisur një hetim dhe është duke kërkuar, por ende asnjë gjurmë. Lajmi është bërë public vetëm sot, 9 ditë pas zhdukjes dhe një ditë pas ceremonisë së hapjes.