Reperi Noizy, i cili ishte në burg prej 12 ditësh për shkak të një sherri me një personazh Muhamet Isanin, personazh në Tik-Tok, në një klub në Kosovë, u lirua ditën e sotme nga qelia, kundrejt një garancie pasurore prej 50 mijë eurosh.
Ai u prit nga shumë të afërm të tij tek dyert e burgut. Siç duket në shtëpinë e tij ka një festë, ku shihet një torte e madhe me mbishkrimin ‘’Mirë se u ktheve mbret’’.
E emocionuar duket edhe nëna e tij, teksa qan nga emocionet për të birin.