Ish-deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar një përplasje të re në PD pas zgjedhjeve të 2025 nëse partia del humbëse.
Ai i ka dërguar mesazh Berishës se Gaz Bardhi me shokë do ta sulmojnë menjëherë pas zgjedhjeve. Sipas tij, e gjithë loja bëhet për të siguruar një vend në listat e kandidatëve.
Sipas tij, ky grup njerëzish kanë frikë nga vota e qytetarëve dhe bënë pazar me Ramën për të mbajtur listat e mbyllura.
“Nuk mund të pretendosh se je ndryshe kur merr pjesë në “gatimin” e një çorbe qensh për disa qen të pështirë që nuk ju plas për opozitën dhe opozitarët, por vetëm për një karrige të qelbur në Parlament.
Dhe kur dëgjova Z Ylli Manjani në Euroneës TV që ja tha në sy Oerd Bylykbashit se nuk është rastësi që në çdo komision që krijon Rama është anëtare Gaz Bardhi, më forcohet bindja që grupi i gazrave ndotës do të fillojnë të vjellin përsëri kundra demokratëve dhe opozitarëve pas zgjedhjeve të 2025 nëse Berisha do t’i “emërojë” si deputetë këta vemje që kanë frikë nga vota e Shqiptarëve dhe janë deklaruar si “dashnorë” të listave të mbyllura apo listave të dhjera siç quhen ndryshe”, shkruan Murrizi në rrjetet sociale.