Ishte një nga yjet e mëdhenj të “Paris 2024”. Por aventura e Rafael Nadal në kryeqytetin francez, ku ka fituar 14 trofe Grand Slem në “Roland Garros” mbyllet më shpejt nga sa ishte parashikuar.
“Mbreti” i dheu të kuq dhe pasardhësi i tij më I denjë, Carlos Alcaraz u eliminuan në 1/8 e turneun të “tenisit dopjo”.
E konsideruar si favorite për medaljen e artë në këtë disiplinë dyshja spanjolle u dorëzua 2-0 me sete përballë amerikanëve Austin Krajçek dhe Rajev Ram.
Një surprizë e madhe, duke parë edhe shifrat në këtë ndeshje, ky Nadal dhe Alkaraz arritën të marrin vetëm 6 gejme në rezultatin e përgjithshëm 6-2 dhe 6-4 në favor të amerikanëve.
Pas kësaj humbjeje, Rafael Nadal largohet nga Parisi, ndoshta përgjithmonë sa i përket karrierës së tij sportive.
Në Spanjë kanë nisur të flasin se kjo mund të jetë ndeshja e fundit e legjendës së tenisit në fushat me dhe të kuq, ku ai mban edhe rekordin absolut të titujve në “Roland Garros”.
Por trashëgimia e tij është e sigurtë.
Karlos Alkaraz vazhdon të mbetet mes pretendentëve për medaljen e artë në tenisin individual, pasi fituesi i freskët i Umbëlldonit siguroi kualifikimin në raundin e tjetër të turneut.