Një infermiere nga Spitali Rajonal i Beratit, ka ndërruar jetë në moshë mjaft të re.
Anxhela Isufaj vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën para kohe. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spitali i Beratit, ndërsa ka pasur edhe një reagim nga Shoqata e Infermierëve.
“U prehsh në paqe Anxhela! Sot u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj. Ajo ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por që fati e deshi të largohej në mënyrë të trashtë dhe neë moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë për kolegët e saj dhe gjithë stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe Angel me sytë e bukur!!! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në reagimin e Spitalit të Beratit.