Breakdancing, ose “breaking”, është një nga sportet më të reja olimpike konkurruese në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Kjo ka ngjallur shumë debate se cilat aktivitete duhet të klasifikohen si sporte olimpike, e cilat jo. Mirëpo debate të tilla ka pasur gjithmonë në historinë e Lojërave Olimpike. Ja një listë me disa nga sportet më të çuditshme pjesëmarrëse në Olimpiadë.

Terheqje litari

Për shumicën, tërheqja me litar është një aktivitet i zhvilluar tradicionalisht në shkolla dhe gara në kampet verore. Por, për 20 vjet, ishte një ngjarje olimpike e kontestuar ashpër. Britanikët ishin mjaft dominues në këtë kompeticion, duke marrë 5 nga 10 medaljet olimpike të dhëna në këtë sport. Tërheqja e litarit u shfaq për herë të fundit në Lojërat e Antwerp-it të vitit 1920, me ekipin e Mbretërisë së Bashkuar.

Qitja me pëllumba të gjallë

Qitja ka qenë pjesë e Lojërave Olimpike moderne që nga fillimi i saj. Ditët e fundit, një qitës nga Turqia dhe një konkurrente elegante koreano-jugore janë bërë viralë për stilin dhe suksesin e tyre në Lojërat e Parisit. Siç janë sot, objektivat kanë qenë historikisht objekte, por organizatorët e Lojërave të Parisit 1900, vendosën të eksperimentonin. Sado e frikshme që mund të tingëllojë, konkurrentët rreshtoheshin për të gjuajtur sa më shumë pëllumba të gjallë. Raportohet se rreth 300 zogj u vranë në këtë ngjarje. Fituesi ishte qitësi sportiv belg, Léon de Lunden, i cili, sipas rekordeve botërore Guinness, arriti të qëlloi 21 zogj.

Duel me pistoleta

Olimpiada e hershme ka qenë mjaft intensive dhe organizatorët nuk ishin të kënaqur vetëm me gjuajtjen e objektivave prej letre. Nëse qitja ndaj pëllumbave nuk u kthye më pas Lojërave të Parisit të vitit 1900, organizatorët në Lojërat e vitit 1908 në Londër, propozuan duelin me pistoleta, në të cilin dy konkurrentë qëllonin kundër njëri-tjetrit. Për fat të të gjithë të përfshirëve, duelet nuk ishin vdekjeprurëse. Garuesit ishin të veshur me veshje mbrojtëse dhe pistoletat ishin të mbushura me fishekë dylli jo vdekjeprurëse.

Noti me pengesa

Gara me pengesa 200 metra ishte një kombinim i një gare noti dhe një gare me pengesa ku garuesit duhej të ngjiteshin mbi një shtyllë, më pas të kalonin disa pengesa dhe të notonin. E gjithë kjo u bë në lumin Senë, kështu që konkurrentët duhej të përballeshin edhe me rrymën e fortë të lumit. Notari australian, Frederick Lane, fitoi medaljen e artë me një kohë 2 minuta 38.4 sekonda. Lane ishte një notar mbresëlënës, i cili gjithashtu fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave pa pengesa. Noti me pengesa bëri vetëm një paraqitje në Lojërat Olimpike të Parisit 1900, kështu që koha e Lane teknikisht mbetet rekordi olimpik.

Gara me motobarka

Lojërat Olimpike kanë ndaluar prej kohësh ngjarjet sportive që varen nga shtytja mekanike, kjo është arsyeja pse nuk shohim p.sh. gara me makina, pavarësisht përpjekjeve të fundit për ta përfshirë atë. Në 1908, organizatorët lejuan motobarkat, por sipas një raporti zyrtar, detet e trazuara e bënë garën një ndërmarrje me një rrezik të konsiderueshëm. Vetëm dy kombe, Franca dhe Britania e Madhe, konkurruan në këtë ngjarje dhe iu dhanë të vetmet medalje në këtë sport, të cilat nuk u kthyen më në Lojërat Olimpike pas vitit 1908.

Art

Nga viti 1912 deri në vitin 1948, medaljet olimpike u dhanë jo vetëm për sportin, por edhe për përpjekjet artistike si letërsia, arkitektura, muzika, skulptura dhe piktura. Ky ishte vizioni i baronit, Pierre de Coubertin, babait të Olimpiadës moderne, i cili donte të rikrijonte Lojërat në Greqinë antike. Konkurset e artit u shfaqën premierë në Lojërat e Stokholmit të vitit 1912 dhe madje morën pjesë disa atletë olimpikë. Alfréd Hajós, i cili fitoi medaljen e parë të artë olimpike në not në 1896 dhe gjithashtu luajti për ekipin kombëtar hungarez të futbollit fitoi një medalje argjendi në arkitekturë në Lojërat Olimpike të vitit 1924.