Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevë. Mësohet se një fëmijë rreth 2-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në shtëpi.
Sipas organeve të rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve Bici, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje. Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.