Hetimet e autoriteteve amerikane kanë hedhur dritë mbi vdekjen e aktorit të serialit Friends, Mathew Perry, i cili u gjet i pajetë në xhakuzi, në tetor të vitit të kaluar.
Së fundmi, 5 persona janë arrestuar, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për furnizimin e aktorit me ketaminë, ilaç që luftonte varësitë e tij, po mbidoza e dhënë i mori jetën.
Aktakuza e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë ka të bëjë me Jaswin Sangha, i njohur gjithashtu si “Mbretëresha e Ketaminës” dhe Dr. Salvador Placentia si të pandehur në vdekjen e Perry.
Një mjek, Mark Chavez, ndihmësi i Perry, Kenneth Iwamasa dhe një person tjetër, Eric Fleming, janë gjithashtu të akuzuar.
Mjekët e Perryt refuzuan t’ia rrisnin dozën dhe ai përfundoi në duart e shfrytëzuesve
Një zëdhënës i Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA) tha: “Kur mjekët në klinikë refuzuan të rrisnin dozën e tij, Perry iu drejtua mjekëve të paskrupullt, të cilët e panë atë si një mënyrë për të fituar para të shpejta”.
Në të njëjtën kohë, prokurorët pretendojnë se “Cavez po i jepte ketaminë Placentia-s, duke siguruar një pjesë të ilaçit nga një shpërndarës me shumicë përmes një recete false”
Në mbështetje të argumentit flagrant të shfrytëzimit, ekipi i akuzës vuri në dukje se “Placentia i ngarkoi Perry 2,000 dollarë një dozë që i kushtoi Dr Chavez-it rreth 12 dollarë”.
Kenneth Iwamasa, i cili është përgjegjës për vdekjen e Perry, ishte asistenti i tij personal. Ishte ai personi që mori nga mjekët ketaminën dhe gjithashtu përfitoi para.
Perry i pagoi Plansentia, përmes asistentit të tij, Iwamasa, të paktën 55,000 dollarë për ketaminë në muajin para se të vdiste, ndërsa Fleming mori rreth 12,000 dollarë për dy marrëveshje, njëra prej të cilave ndodhi vetëm disa ditë para vdekjes së aktorit.