Një pjesë e kampit të emigrantëve në Gjadër pritet të hapet më 20 gusht sipas La Repubblica.

Sipas medias italiane është data 1 shtator që kampi pritet të hapet plotësisht pas vendimit të Ministrisë së Brendshme.
Më 20 gusht pritet nisja e kontingjentit të parë prej 500 burrash, përfshirë policinë, karabinierët dhe policinë financiare, të cilët do të duhet të sigurojnë funksionimin e protokollit të Shqipërisë.