Kapiteni, njëherazi numri një i Bajern Mynih, Manuel Nojer, u shpreh pozitiv për ndryshimet e para nën drejtimin e trajnerit belg.
PLANET E KOMPANISË – “Ne kemi parë tashmë disa nga idetë e Vinsentit në fushë. Pozicionimi ynë ishte i mirë dhe ne u përpoqëm t’i mbanim korsitë e kalimit të shkurtra në takimin zyrtar kundër Ulm, sikurse në miqësoret e përgatitjes në vigjilje të sezonit 2024-2025.
Mbajtëm portën e pastër dhe nuk lejuam asnjë rast në Kupë. Kjo është arsyeja pse kam një ndjenjë të mirë”, shpjegoi portieri. Për Manuelin, ky ndërveprim ishte një shenjë e qartë se ekipi është në rrugën e duhur.
Ai theksoi: “Asnjëherë nuk e dini saktësisht se ku jeni përpara ndeshjes suaj të parë konkurruese. Por goli i shpejtë ishte një fitore e sigurt, në të cilën ne ishim dominues që në fillim. Dhe ne e arritëm misionin”, shtoi gardiani 38-vjeçar.
ROLI RI I KIMISHIT – Një tjetër fokus ishte te Joshua Kimish, i cili po kthehet në mesfushën qendrore nën urdhrat e Kompanisë: “Jo tani kishte një pozicion më sulmues në mesfushë dhe luajti shumë mirë atje.
Ky është plani për momentin. Është e rëndësishme që ekipi të zbatojë konceptet e zhvilluara në stërvitje.
Kjo funksionoi gati në perfeksion kundër Ulmit dhe për këtë i kanë meritat si trajneri ashtu edhe Joshua. Ekipi u prezantua tepër i lirshëm në manovrat ofensive, faktorë që na ka munguar më herët”, përfundoi Manuel Nojer.
Mbetet ende e paqartë nëse portieri në fjalë do vijoi aventurën te përfaqësuesja e Gjermanisë.
Në prag të listës zyrtare për ndeshjet e Ligës së Kombeve do dalë edhe me njoftim zyrtare, nëse Nagelsman dhe Nojer do vijojnë bashkëpunimin te “Pancerat” apo cikli i Manuelit është mbyllur te përfaqësuesja në “Euro 2024”.
Është fakt se Nojer cilësohet shtyllë e rëndësishme në katërkëndëshin e Bajernit dhe Gjermanisë.