Protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës ishte një dështim me militantët gjithnjë e më të paktë në numër.

Këtë fakt tashmë e pranon edhe vetë Flamur Noka, i cili menjëherë pas përfundimit të protestës i është drejtuar strukturave me një mesazh ku shfaqet i pakënaqur me pjesëmarrjen në protestë.

Shqiptarja.com ka siguruar mesazhin e Nokës drejtuar strukturave, i cili kërkon më shumë angazhim dhe pjesëmarrje në protesta prej tyre.