Motra e Egli Progës në një deklaratë për mediat, ka kërkuar drejtësi për vëllanë e saj që humbi jetën të shtunën e 1 gushtit në Pogradec.
Ajo u shpreh se nuk dëshiron që nga kjo fatkeqësi të përfitojë dikush, e as që të politizohet, por vetëm që drejtësia të vihet në vend.
Nuk dua të përfitojë njeri nga kjo ngjarje, nuk dua të politizohet, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se unë dhe familja ime, por do të pranoj ndihmën e të gjithëve, deri sa drejtësia të vihet në vend”, u shpreh e motra.