Belind Këlliçi ka sulmuar drejtpërdrejtë prokurorët e SPAK në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ku kërkoi lirimin e Sali Berishës, ai u shpreh se prokurorët nuk duhet të harrojnë se mund të akuzohen për shpërdorim detyre dhe fshehje provash, duke i paralajmëruar se jeta është e gjatë.
“Nëse ju prokurorë të SPAK keni vendosur të bëheni seksion i PS mos harroni se ka edhe akuzë për shpërdorim detyre, fshehje provash, fshehje aktesh, dhe ka edhe akuza të tjera. Jeta është e gjatë”.
Në shënjestër të sulmeve të Belind Këlliçit ishin edhe mediat. “Mediat paguhen nga inceneratorët, sepse i shoh të largohen. Mediat kryesore dhe mediat kombëtare nga mëngjesi në darkë sulmojnë opozitën”. Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi sulmon SPAK për gjendjen e opozitës sot, duke ngulmuar se lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie pa pasur asnjë provë kundër tij.