Një artiste e Cirque du Soleil pati një përvojë të frikshme gjatë performancës së saj në Oregon gjatë fundjavës. Anëtarja e kastit, Mariia Konfektova, ishte duke u rrotulluar rreth e qark në ajër ku papritur humbet kontrollin e saj në rrethin e madh dhe bie fort në tokë. Koka e saj kërcen nga dyshemeja dhe ajo shikon përreth e shtangur. Njerëzit nxitojnë në ndihmë të saj ndërsa videoja u mbyll, shkruajnë mediat e huaja.
Një spektator, Benjamin Goldstein, tha për ABC News se ai mendonte se fatkeqësia ishte e gjitha pjesë e shfaqjes në fillim — por pastaj ai pa gjak që i rridhte Mariias nga hunda dhe e kuptoi se ishte në fakt një aksident i frikshëm. Cirque du Soleil më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë se Konfektova ishte e vetëdijshme, e qëndrueshme dhe nën kujdesin e mjekëve.