Mbrëmjen e së martës Gjermania u trondit nga një vrasje që ndodhi në stacionin e trenit në Frankfurt. Policia bën me dije se viktima është një 27-vjeçar dhe autori është 54 vjeç, të dy janë nga Turqia. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndodhi sulmi mafioz. Vrasësi i afrohet viktimës dhe e qëllon në kokë dhe pasi bie në tokë, ai e qëllon sërish për të siguruar që e “përmbushi” detyrën e tij.
Në video mund të shihen edhe njerëzit që të cilët vrapojnë të frikësuar nga ky sulm. Pasi 54-vjeçari e vret, ai fillon të largohet me një qetësi nga vendngjarja, sikur është një mbrëmje normale.
Stacioni i trenit në Frankfurt është një nga më të mëdhenjtë në Gjermani, ku rreh 500 mijë udhëtraë e përdorin atë në ditë, pas sulmit ai u mbyll për 25 minuta.