Vetëm pak orë pas një interviste të dhënë për mediat e Kosovës, nga banesa e tij në Tiranë, Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi.
Stresi është i treti tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pas Noizy-t dhe Dj të grupit të tij, Bahtjar Bajraktari. Ai akuzohet “Ndihmë nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, që i referohet dhunimit të personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni në Pejë disa ditë më parë.
Në një njoftim, Policia e Kosovës deklaron: Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
“Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]