Vdekjet nga nxehtësia në Europë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, me numrat që rriten në mënyrë disproporcionale në vendet e Europës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja, sipas një studimi.
Nëse ngrohja globale arrin një 3 ose 4 gradë Celsius, rritja e numrit të të vdekurve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm rënien e vdekjeve nga të ftohtit.
Studiuesit thanë se rezultatet sugjeruan se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik, veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.
Vdekjet nga moti i nxehtë mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten në 3 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale.
Sot, vdekjet nga nxehtësia në Europë janë 44,000. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Europë mund të rritet nga 407,000 njerëz sot në 450,000 në vitin 2100, edhe nëse liderët botërorë arrijnë objektivin e ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius, sipas studimit.
Hulumtimi vjen pas një serie valësh përvëluese të të nxehtit që kanë bërë kërdi në të gjithë kontinentin.
Studiuesit modeluan të dhëna në 854 qytete për të vlerësuar viktimat nga temperaturat e nxehta dhe të ftohta në të gjithë kontinentin. Ata zbuluan se nxehtësia do të shkaktonë më shumë viktima në të gjitha pjesët e Evropës, por se barra më e rëndë do të binte mbi vendet e Evropës Jugore si Spanja, Italia dhe Greqia, si dhe disa pjesë të Francës.
Ata parashikuan se numri i vdekjeve nga temperaturat e larta do të rritet me 13.5% nëse planeti nxehet 3 gradë Celsius, duke çuar në 55,000 vdekje shtesë. Shumica e atyre që vdesin do të jenë më të vjetër se 85 vjeç.