Nga Katalonja në Andaluzi, nga Barcelona në Sevilje: Vitor Roque është gati të bëhet një lojtar i ri i Real Betis, të paktën për sezonin e ardhshëm.
Pas javësh negociatash, që nga momenti kur klubi Blaugrana komunikoi dëshirën për ta huazuar deri sot, tashmë operacioni duket se ka arritur në fazën përfundimtare.
Sipas asaj që raporton Relevo, marrëveshja mes katalanasve dhe andaluzianëve është shumë afër: sulmuesi i lindur në vitin 2005 do të kalojë në huazim deri në qershor 2025 nga Barcelona te Betis, pa asnjë opsion blerjeje në favor të skuadrës bardhëjeshil.
Ka pasur edhe klube të tjera të interesuara për Vitor Roque, mbi të gjitha Sporting, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë Betis. Dhe tani ai do të jetë i kënaqur.
Angel Haro, presidenti i Betis, në orët e fundit është shprehur për Vitor Roque, pas udhëtimit në Barcelonë të drejtorit sportiv Manu Fajardo, drejtorit menaxhues Ramon Alarcon dhe ish-futbollistit Joaquin, i cili tashmë bashkëpunon me drejtuesit.
“Lojtari është i pasionuar pas projektit tonë. Nuk është e lehtë, Barcelona ka bërë një investim të rëndësishëm…”.