Nga Ilir Demalia
Sot më doli në media, një intervistë e Rudi Vatës për librin e tij botuar në Skoci, “Jeta ime! Futbolli Liria dhe Parajsa.”
Rudi Vata, një futbollist që me mundin, djersën dhe talentin e tij arriti ato rezultate që tashmë dihen, të një futbollisti mesatar krahasuar me lojtarët e vëndeve europiane dhe një futbollist i mirë për Shqipërinë, koha kur luajti me Vllazninë dhe Dinamon e Tiranën si nje lojtar jo star, qoftë edhe për historinë e futbollit shqiptar.
Megjithëse prej 33 vjetësh jeton në Perëndim dhe i martuar me nje europiane, nuk ka mundur t’i shkëputet kulturës së manipulim-simulim-fallsifikimit kur ky aq më tepër nuk ka kurrfarë nevoje të paraqitet si i persektuar, antikomunist etj.
Mirëpo virusi manipulim-simulim-fallsifikim ndër shqiptar, është virus i përhapur si Covid, sport popullor që tregon nivel të ulët dhe komplekse. Kesaj nuk i ka shpëtuar as Rudi Vata që jeton prej 33 vjetësh ne Skoci.
Ja ç’ka shkruan Vata në librin e tij, sipas asaj interviste:
1. “Isha armik i vendit tim, e kisha tradhtuar vendin tim. Por unë u përpoqa ta ktheja çdo moment negativ në një moment pozitiv. Unë mendoj se ju e vlerësoni jetën shumë më mirë kur kaloni nëpër ato gjëra.”
Në vjeshtë e vitit 1991 sistemi komunist kishte rënë dhe ishin zhvilluar zgjedhjet e para pluraliste në mars 1991.
Pra “arratisja” e Vatës, sipas tij, dhe shpallja “armik” nga regjimi janë qesharake dhe tregojnë një njeri që nuk di për çfarë arsye e bënë këtë.
Në këtë periudhë, 1991, nga Shqipëria u larguan dhjetqra futbollistë, Minga, Kola, Alimehmeti, Lekbello, Demollari e plot të tjerë.
2. “Ishte e paligjshme të mësoje një gjuhë tjetër në Shqipërinë komuniste. Por një prift i vjetër që kishte bërë 24 vjet burg vinte fshehurazi dy herë në javë për të na mësuar italisht. Investimi i tyre më hapi derën për t’u bashkuar me Celtic. Kam komunikuar me Liam në italisht.”
Gjuhët e huaja jo që nuk kanë qenë te ndaluara në Shqipëri, por ato janë mësuar rregullisht që nga shkollat 7 vjeçare e më pas 8 vjeçare prej vitit 1948, rusisht, me pas frengjisht, anglisht, italisht e spanjisht së fundi.
Qysh prej vitit 1950 ka qenë Shkolla Pedagogjike në Tiranë, aty ku dikur ka qenë Instituti Femëror në kohën e Zogut e të Italisë, diagonal me Parlamentin sot, ku është luajtur filmi “Lulëkuqet mbi mure” ku ishin degët e gjuhëve të huaja, rusisht, frqngjisht, italisht.
Me krijiminin e Universitetit Shtetëror të Tiranës në 1957 u krijua dhe Filologjiku ku ishin dhe degët e gjuhëve të huaja, rusisht, anglisht, frëngjisht, e më vonë italisht, spanjisht, kur Rudi Vata nuk kishte lindur, as ishte kund, as në balls of his father.
Rudi meru me topin se aty ke njëfarë vlere, se për i persekutuar dhe antikominist veç bëhesh qesharak dhe i pabesueshëm. Edhe për topin si futbollist, se për drejtues dhe trainer nuk ke aftësi.
Fodullizmi është kostum i injorancës.