Nga Hermes Kafexhiu
Të kujtohet Konica kur sa herë që ndodhin disa ngjarje në shoqërinë tonë në vite dhe së fundmi po aq edhe kur dy sportistët tanë në Lojërat Olimpike fituan dy medaljet e para në Paris këtë vit.
Nuk na kënaq asnjëherë gëzimi jonë dhe kjo për arsyen e mbrapshtë se meritën kinse e merr një palë politike ndërkohë që e vërteta është se e fituar ndërkombtarisht del Shqipëria.
Sheh lajme dhe komente të tipit, që këta dy sportistë sjanë shqiptarë po janë rusë, disa të tjerë që thonë që u dëbuan nga Rusia dhe erdhën këtëj disa e disa të tjerë që e lidhin historinë e Shqipërisë si bashkëvepruese me rusët dhe më e forta është kur nuk kënaqen vetëm për inatin e vogël dy sportistët fituan gjatë qeverisjes që atyre nuk u pëlqen.
A nuk do ishte e udhës që disa herë të largoheshim nga kjo tollovi dhe të bëheshim bashkë në këtë gëzim që promovon Shqipërinë dhe jo të përçaheshim duke dal disa në mallkim dhe ca të tjerë në duartrokitje?
Përse është kaq e pamundur që ndonjëherë ne të ulim mërinë e madhe të një inati që nuk ka të bëj me interesat shoqëror por me interesat personal të palëve ku shumica e heshtur nuk hyjnë dhe as do të ngatërrohet?
Si ka mundësi që një palë të jetë kaq e vogël sa mos të ndjejë krenari?
E gjitha ndodh për një arsye të thjesht nga e cila më e mira do ishte ta injoronim dhe te distancoheshim, arsyeja e xhelozisë politike.
Një xhelozi që nuk na lë të rritemi, që na pengon dhe na ngatërron si një hije e vjetër që kërkon ta lërë historinë të mos ecë dhe kërkon të ngrejë vorbulla me legjenda që nuk i përkasin të ardhmes.
Ndaj mes kësaj hije të hidhët që kërkon të na shuajë gëzimin, të mbështesim këta dy sportistë dhe t’i presim krah hapur që e bën kaq krenare Shqipërinë tonë. Fitorja është e të gjithëve.