Fabio Ballabani, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit është arrestuar në Gjermani.
Lajmin e dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili u shpreh se po punohet për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Ai u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht.
Por si u kërcënua me jetë familja e gjyqtares së Apelit të GKKO-së Saida Dollani, teksa ajo ishte pjesë e trupit gjykues që do dënonte Emiljano Shullazin e grupin e tij.
Në skenë hyn Fabio Ballani.
Kristaq Priti ndodhej në një lokal në lagjen e tij, pranë banesës ku po qëndronte së bashku me shokun e tij, Behar Qosen.
Por në një moment kur ka dalë të pijë cigare jashtë ambjentit ku ndodhej, pasi përshëndeti bashkëshorten, i është afruar Fabio Ballani, asakohe i paidentifikuar. Mesazhi i Ballanit ishte i qartë.
I veshur me të zeza dhe me kapele i vendosi Kristaqit pistoletën në gojë dhe iu drejtua me fjalët: Ti me atë shkë**atën tënde, mos harro se ke dy djemtë në Francë”.Në këtë moment ka ndëryhrë Behari dhe i riu pasi çoi në vend kërcënimin u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet të bardhë që e priste diku në cep.
Grupi i Emiljano Shullazit kishte kërkuar vazhdimisht, 12 herë që gjyqtarja të tërhiqej nga dosja e tyre, por kjo e fundit nuk kishte pranuar duke dashur ti shkojë deri në fund gjykimit.
Sipas SPAK, në ngjarjen e rëndë, Emiljano Shullazi ka pasur rolin e porositësit të dhunës, ndërsa zbatues të urdhrit kanë qenë Fabio Zyberaj (Ballabani) dhe një person tjetër i paidentifkuar.
Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020.