Dy njerëz kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë kur një rrotë avioni ka shpërthyer teksa çmontohej nga një avion i linjave Delta në aeroportin Hartsfield-Jackson në Atlanta.
Shpërthimi ndodhi në zonën e mirëmbajtjes së avionëve dhe la të vdekur tragjikisht një punonjës të linjavve Delta, një kontraktor të huaj, dhe la të plagosur rëndë një punonjës sipas rrjetit lokal WSB2.
Delta shprehte ngushëllimet për familjet e viktimave në një deklaratë.
“Familja Delta është e trishtuar për humbjen tragjike të dy anëtarëve të saj dhe plagosjen e një të treti në incidentin e mëngjesit të sotëm”.
Avioni në fjalë raportohet se kishte fluturuar të dielën nga Las Vegas drejt Atlanta, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e plasjes së rrotës.
‘Delta TechOps’ është përgjegjëse për punimet e mirëmbajtjes në avionët e saj, teksa aeroporti i Atlanta është një qendër e rëndësishme udhëtimesh më rreth 200 itinerare në të gjithë botën.
Incidenti vjen disa muaj pasi një avion Boeing i linjave Delta humbi hundën e tij teksa tentonte ngritjen po nga ky aeroport.
Delta zotohet të bashkëpunojë me autoritetet në hetimet e nisura për te përcaktuar atë që shkaktoi tragjedinë, shkruan rrjeti Daily Mail.