Një baba me dy fëmijët e tij të mitur kishin dalë me kanoe në liqeinin e Pogradecit sot në mesditë, kur humbën kontaktet me familjarët e tjerë dhe më pas u desh ndihma e policisë me Jet Ski që ata të riktheheshin në breg pa probleme.
Policia u njoftua rreth orës 12:45 të mesditës së sotme nga bashkëshortja e Gj.R., i cili ndodhej në kanoe me dy fëmijët.
Menjëherë, ishin shërbimet e njësisë policore detare që bën të mundur lokalizimin e tyre dhe nxjerrjen në breg me jet Ski.
Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.
Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan kthimin në breg të tyre pa probleme.’, njofton policia.